• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Linda Halimi heq dorë nga ‘Kënga Magjike’, këngëtarja zbulon arsyen pse

Këtë vit Linda Halimi ishte një nga emrat pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’, por këngëtarja ka vendosur të mos e vazhdojë konkurimin. Gjatë ditës së sotme qarkulluan zëra se ajo nuk do ishte më pjesë e festivalit dhe fjalët i konfirmoi vetë artistja për ‘Iconstyle’. Këngëtarja ka zbuluar se për shkak të vajzës së saj, që është shumë e vogël, dhe rrugës së largët mori vendimin që të mos e vazhdonte më rrugëtimin në ‘Kënga Magjike’. “Rruga e gjatë, kam vajzën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, ka thënë Linda për ‘Iconstyle’. Këngëtarja u rikthye në festival pas 9 vitesh dhe u prezantua me këngën ‘Want my love’, që u mirëprit nga publiku për ritmin e bukur.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Linda lë në mes garën në “Kënga Magjike”, pasi para disa vitesh ajo u përjashtua për shkak se u paraqit me vonesë në prova. /revistawho.com