Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u shfaqën për herë të parë në publik pas martesës së tyre në eventin e organizuar nga “G’Day USA Gala”. Gjatë eventit Liam vendosi të flasë për herë të parë edhe për kurorëzimin e dashurisë së tij me Miley duke zbuluar edhe disa detaje. “Është diçka e mrekullueshme dhe jam shumë me fat që jam me të”, – është shprehur Liam për ‘Extra TV’.
Miley dhe Liam u martuan në një ceremoni të fshehtë në Nashville, SHBA. Aktori i njohur ka treguar se për ta nuk ka qenë e vështirë ta mbajnë ceremoninë e fshehtë, duke festuar vetëm me miqtë e tyre më të ngushtë. “Nuk ishte e vështirë ta mbanin ceremoninë të fshehtë, ne kemi një grup të vogël miqsh. Nuk e kishim planifikuar. Jam shumë i lumtur qa kam arritur këtu ku jam”, – ka thënë Liam. Cyrus dhe Hemsworth janë njohur për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song” në vitin 2009. Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje, megjithatë sot ata janë më të lumtur se kurrë më parë pranë njëri-tjetrit si burrë dhe grua. /revistawho.com