• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Lewis Hamilton kapet mat, del nga shtëpia e Ritës (Foto)

Përflitet se janë miq shumë të mirë pasi për një vit rresht ata kanë marrë pjesë tek të njëjtat festa por marrëdhënia e Rita Ora-s dhe Lewis Hamilton duket se ka marrë një tjetër drejtim.

Kampioni i “Formula 1” është fotografuar teksa largohet nga shtëpia e këngëtares në Londër. Të kombinuar në veshje, yjet kanë përdorur makina të ndryshme në momentin që janë larguar nga vila e këngëtares në orët e para të mëngjesit.

Pavarësisht se akoma nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes për këtë romancë, faktet tregojnë që Rita dhe Lewis janë duke e shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.