Letrat Tarot këtë javë thonë se fillime të reja po vijnë, diçka frymëzuese dhe emocionuese. Kjo javë është e duhura për ide të reja dhe projekte. Thuajini po aventurave, hapni horizontin, mund të më shkoni më larg sesa mendoni.
Dashi – Qëndroni gjakftohtë këtë javë dhe mos lejoni emocionet të fitojnë. Logjika dhe arsyeja do t’ju udhëheqin më mirë sesa pasioni. Qëndroni me këmbë në tokë, merrni frymë thellë dhe jepini kohë vetes.
Demi – Magji dhe xixa do keni në botën tuaj këtë javë. Do jeni të zënë duke krijuar ide të reja që do t’ju çojnë larg. Kjo është javë ku mund të merrni aventura, të filloni një projekt të ri kreativ ose të merrni sugjerime.
Binjakët – Jo të gjithë e dinë sesa person shpirtmirë jeni përbrenda. Edhe pse dukeni të ftohtë jashtë. Këtë javë mos mbani inate dhe stress. Duhet të flisni me dikë, shpreheni çfarë ndjeni. Do çliroheni nga stresi nëse e shprehni atë.
Gaforrja – Gjërat nuk janë aq të vështira sa duken. Jeni të mbrojtur dhe do t’ja dilni. Merrni frymë thellë dhe zgjidhini problemet këtë javë. Do të jetë më e lehtë sesa duket. Yjet i keni në anën tuaj.
Luani – Mos i hapni plagët e vjetra. Jeni përballur me humbje dhe zhgënjim, por më e keqja ka mbaruar. Çlirohuni nga e shkuara dhe ecni përpara. Përgatituni për diçka më të madhe që së shpejti do zbulohet.
Virgjëresha – Njiheni për vetë kontrollin, por të tjerët nuk e dinë sa emocione keni nën vete. Kjo javë jus jell qetësi të brendshme. Meditoni, reflektoni, shplodhuni, dëgjoni muzikë, bëni çfarëdo që ju sjell harmoni paqësore.
Peshorja – Thonë që “pak është shumë”, por kjo nuk është e vërtetë për ju këtë javë. Tani shumë është shumë për ju. Do keni mundësi të reja dhe duhet t’i rrëmbeni të gjitha. Do ndiheni të fusihëm dhe me energji.
Akrepi – Jeta juaj dashurore do të jetë plot pasion këtë javë. Ose do gjeni një dashuri të re, ose lidhja juaj e tanishme do shkojë në një tjetër nivel. Kënaquni të dashur Akrepë.
Shigjetari – Jeni në proçes tranzicioni të jetës duke mbyllur një kapitull e duke hapur të ri. Mos u nxitoni dhe fokusohuni tek ky tranzicion. Kuptoji ndjenjat, veten dhe prano ndryshimin.
Bricjapi – Investoni kohën tuaj të çmuar dhe energjinë tek njerëzit e afërt këtë javë. Ndiheni krenarë me njerëzit që keni pranë vetes sepse i keni zgjedhur me kujdes.
Ujori – Jeni të pavendosur, ta bëni diçka apo jo, të shkoni diku apo jo. Kërkoni një përgjigje. Dhe do e gjeni tek ndjenjat tuaja. Përgjigjen do e merrni këtë javë. Bëni kujdes kur ta merrni dhe veproni.
Peshqit – Ngadalë, por po ndryshoni. Kemi sakrifikuar për diçka dhe tani do japë rezultate pozitive. Vlerësoni progresin me qëllimet tuaja dhe kuptoni se ku duhet të bëni ndonjë ndryshim. Puna do t’ju shpërblehet.