• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Letra e Shakirës për ditëlindje është letra që çdo vajzë do ia shkruante babait të saj

Letra që Shakira i ka dedikuar të atit në 90-vjetorin e lindjes është bërë virale ngado dhe jo më kot.  Përmes saj mësuam se Shakira është një vajzë shkrimtari dhe si e tillë, ka ditur sesi t’i zgjedhë fjalët e të na godasë, të na bëjë edhe të derdhim ndonjë pikë lot.

“Këtë 6 shtator e pashë babain tim, të mbushte 90 vjeç.

Kur mendoj se sa i dashur dhe i lavdëruar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë më ka bërë të reflektoj mbi jetën time, dhe të pyes veten nëse një ditë, unë do të jem si ai, të jem në gjendje të arrij një moshë madhore, e mbështjellë me kaq shumë dashuri dhe të sinqertë.

Jo për shkak të këngëve që kam shkruar, apo ideve që më kanë lindur, jo për shkak të gjurmës sime artistike, por për shkak të trashëgimisë sime njerëzore.

A kam qenë mjaftushëm pranë të tjerëve kur ata kanë pasur dhimbje? A kam festuar për gëzimet e tyre dhe a i kam kuptuar dhe falur limitet e tyre?

A u kam kushtuar atyre vëmendjen time të pandërprerë kur ata kishin nevojë për të apo kam qenë shumë e zënë, e lodhur me shqetësimet e mia, pa ia hapur telefonin apo e zhytur në gjërat e mia të vogla?

https://www.instagram.com/reel/CT5VlsmDAvV/?utm_source=ig_web_copy_link

Thonë se jeta është një teshtimë, por që ka fuqinë të infektojë të tjerët me shumë gëzim. Një gëzim që nuk zbehet, ai që na bën të buzëqeshim kur kujtojmë dikë të dashur, njerëz si babai im, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpërndarë pa u lodhur dritën e tij si të ishte një llambë vaji e pashtershme.

Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë.

Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do.

Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale, por kjo nuk është pikërisht ajo që ne festuam në ditën e tij me muzikë, tullumbace dhe pije.

Në moshën e tij, fjalët mund të bëhen gjithnjë e më të rralla, ose në mendjen e tij pjellore, idetë brilante mund të shfaqen gjithnjë e më rrallë.

Shpesh ndodh që me kalimin e viteve, ajo që zë periferinë tonë të na lërë e para.

Por përtej kësaj prognoze, në një qenie të papërsëritshme si ai, unë e di se e brendshmja, parësorja do të mbetet;

Aftësia për të shprehur dhe ndjerë dashuri,

Gëzimi i tij, drita e tij, karizma e tij, dhe mbi të gjitha ritmi i tij!

Sepse ajo që është me të vërtetë e rëndësishme nuk gëlltitet nga faqet e kohës.

Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin!

As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi!

Oh sa gjë e mirë je baba!”