Nëse mendoni se Jonida ka marrë ndonjë propozim nga ato me qirinj e me petale trëndafili, e keni gabim. Aktorja ka treguar në një intervistë për “Prive” se Besniku kishte përgatitur një plan shumë të bukur për t’i propozuar.
Ashtu siç kanë profesionin, ashtu ndodhi edhe propozimi: duke aktruar.
“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë. Besniku më thotë unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshë dil dhe ti. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij. E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla. Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua. E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht. Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Besnikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionova dhe vetëm i thashë po”-tregoi Jonida.
Ja pra Besniku sapo iu dha nje ide te vecante nese keni ndermend se shpejti t’i propozoni partneres suaj.