Leonardo DiCaprio mban anën e Ukrainës në luftë dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me para. Plot 10 milionë dollarë ka dhuruar aktori për forcat e armatosura të Ukrainës. Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve ukrainase “Ukrinform”. Ky është donacioni më i madh që është bërë për shtetin në këto momente krize.
Pasi Presidenti Zelensky bëri apel për ndihmë, shumë figura të njohura kanë reaguar duke dhuruar në fondet përkatëse të besueshme dhe të drejtpërdrejta, për zgjidhjen e krizës humanitare.
Megjithatë pas donacionit të DiCaprios fshihet një motiv emocional, pasi aktori me origjinë të largët është ukrainas. Gjyshja e tij që ndërroi jetë më 2008-ën, ishte me origjinë nga Odessa, një qytet që është në qendër të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës./revistawho.com