• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Lëngu i qepës së kuqe – kura natyrale për stomakun dhe alergjitë

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë plot vlera dhe përfitime shëndetësore.

Por kur mendon për lëngun e perimeve, qepa e kuqe është e fundit që na vjen ndërmend, sepse supozohet që lëngu i saj të ketë një aromë të fortë

Megjithatë, ky lëng është shumë i pasur në vlera ushqimore.

Lëngu i qepës së kuqe për muskujt e stomakut

Konsumi i lëngut të qepës së kuqe ndihmon në lidhje me problemet e stomakut.

Një studim i publikuar në vitin 2009 në revistën Toxicology, tue cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegoi se lëngu i qepës së kuqe arrin të qetësojë muskujt e stomakut.

Ky lëng mund të qetësojë muskujt e stomakut sidomos pas kontraktimeve si pasojë e helmimit apo stresit.

Perdja e syrit

Perdja e syrit prek shumë njerëz pas moshës së mesme dhe të moshuarit.

Pirja e këtij lëngu ndihmon në parandalimin e këtij problem që vështirëson shikimin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngu i qepës së kuqe parandalon formimin e perdes së syve, megjithatë ka ende nevojë për studime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Alergjitë

Pirja e lëngut të qepës së kuqe ndihmon në pakësimin e episodeve alergjike të stinës.

Qepa e kuqe përmban kuercetinë që pengon sekretimin e qelizave që kontribuojnë në reagimet alergjike.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, lëngu i qepës është i pasur me vitaminat A, B dhe C.

Ai është i pasur me acid folik, kalçium, magnez, hekur dhe fosfor.

Sulfidet tek ky lëng janë efikase në uljen e kolesterolit, një ndihmë e madhe kjo për diabetikët.

Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike të mos e pini lëngun e qepës pa u konsultuar më parë me një mjek.

Përgatitja

Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër-pesë pjesë

-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

-Përsëriteni këtë për 30-40 ditë./AgroWeb.org