• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lëkurë e nxirë dhe pranga, Bebe Rexha nuk është krenare për ‘look-un’ e saj të shumë viteve më parë

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha, në një intervistë me InStyle në New York Fashion Week, ndër të tjera foli edhe për ‘look-un’ e saj të shumë viteve më parë. Asaj i vendosën të shihte veshjet e saj në skenë teksa rritej në Grasmere, që përfshinte flokë të errët, lëkurë të nxirë me produkte, doreza që pjesërisht mbulonin duart dhe prangat në rripin e saj. Bebe u shpreh se nuk është krenare, por ajo është ajo që është. “E vetmja mënyrë në të cilën Staten Island ka ndikuar ndonjëherë në stilin tim ishte nxirja me produkte dhe bluzat,” tha këngëtarja. “Dhe, nuk jam krenare për këtë. Por, unë jam kush jam dhe nga jam.”

Ndërsa Rexha ka treguar dashuri për vendin ku u rrit, nuk ka mbrojtur stereotipin që rrethon këtë vend.

“Mendoj që shumë njerëz nuk pranojnë që janë nga Staten Island sepse nuk është me të vërtetë një pamje interesante,” tha ajo. “Por, unë mund ta bëj Staten Island përsëri ‘cool’”.

View this post on Instagram

Younger Bebe. 🖤

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on