Teksa astrologia Meri Gjini në emisionin Ditë Pas Dite në RTSH, po këshillonte për kujdes shëndetësor gjatë fundjavës, ajo ç’ka ka shkaktuar të qeshura, ka qenë deklarata e Lei Krajës.
Meri ka treguar se është mirë të shtyhen ndërhyrjet estetike dhe kirurgjitë pasi yjet nuk janë në keahun tonë.
Lei nuk duroi pa komentuar: “Ta shtymë botoksin për këtë javë, meqë nuk këshillohet nga yjet”. Kaq u desh që të qeshnin të gjithë dhe ta ngacmonin duke i kujtuar se është e re dhe nuk ka nevojë për botox. Siç u kuptua, moderatoja e sportit ka bërë disa ndërhyrje të vogla në vijat e mimikës.