Lei Kraja ka folur në programin e pasdites në RTSH, Ditë pas dite për divorcin e prindërve të saj. Tema që po diskutohej në studio, udhëhequr nga Fjodora Fjora kishte në fokus marrëdhënien mes çifteve me diferencë në moshë. Lei ka rrëfyer që prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë 10 vjet diferencë nga njëri-tjetri. “Mami thotë që nuk ka funksionuar për shkak të diferencës së moshës. Por unë jam e bindur që nuk është kështu, thjesht nuk ka funksionuar sepse nuk ishin për njëri-tjetrin, mosha nuk ka lidhje me dashurinë”, u shpreh Lei.
Moderatorja ka folur edhe më herët për këtë temë, duke pranuar se ndarjen e prindërve e ka përjetuar shumë personalisht, por edhe familja e saj./revistawho.com