• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Lei Kraja e tregon troç ndërhyrjen që mund të bëjë në të ardhmen: E kam thënë haptazi…

Moderatorja e njohur e programeve sportive, Lei Kraja ka qenë pasditen e djeshme e ftuar në ‘Ftesë në 5’, në një intervistë ku ka treguar më shumë detaje rreth jetës së saj private dhe marrëdhënies së ngushtë me motrën.
E pyetur nga Bieta nëse ka dëshirë të bëjë një ndërhyrje plastike në të ardhmen, Lei është treguar mjaft transparente duke pohuar se deri më tani nuk ka kryer asnjë të tillë, megjithatë në të ardhmen nuk i dihet ç’mund të ndodhë.
“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, gjithmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei gjatë intervistës.
Kujtojmë se dhe më parë Kraja është shprehur se nuk është kundër operacioneve plastike, duke treguar se nuk ka asnjë kompleks në ekran./revistawho.com