Reperi i njohur, Ledri Vula, i dha fund thashethemeve për jetën e tij private teksa pak kohë më parë publikoi foto me partneren e tij, Sara Hoxha. Reperi dhe vajza bukuroshe përfliteshin prej kohësh për një lidhje me njëri-tjetrin, por ishin treguar mjaft të rezervuar. Megjithatë duket se nuk do të ndodhë më kështu. Pasi e konfirmoi lidhjen, Ledri ka publikuar një tjetër foto vetëm pak orë më parë ku shfaqet i mbështetur tek partnerja e tij, teksa ajo e puth në ball. Reperin nuk e kishim parë kurrë kaq romantik, por me sa duket Sara ka ditur si t’ja vjedhë zemrën tërësisht dhe e ka shndërruar në një djalë mjaft të ëmbël.