• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledri Vula vendos të vijë ndryshe, çfarë ka përgatitur reperi në këngën e tij të fundit?

Ledri Vula i befasoi të gjithë ndjekësit e tij, teksa këtë fillim viti vendosi të fshinte çdo postim nga llogaria e tij në rrjetet sociale. Reperi vendosi të linte vetëm një foto nga data 25 dhjetor dhe më pas të publikonte disa video me pjesë teksti të ndryshme, të cilat u dyshuan se do të jenë pjesë e projektit të tij më të fundit muzikor.

‘Prive’ ka zbuluar së fundmi se kënga do të publikohet në muajin e shkurtit dhe se videoklipi do të jetë shumë ndryshe nga çfarë fansat janë mësuar ta shohin Ledrin deri më tani. Sipas të njëjtave burime videoklipi ka tre muaj që është në produksion, për të sjellë pranë fansave një projekt sa më të realizuar.

Kujtojmë se Vula është një nga artistët më të pëlqyer në vend dhe se këngët e tij janë kthyer gjithmonë në hite./revistawho.com