Qëkur Poem ka ardhur në jetë, Sara i ka thënë “mirupafshim” gjumit. Të paktën këtë detaj na i tregoi edhe në foton e fundit me vajzën në krahë në orët e vona të natës, aty ku dhe i lind dëshira që të jetë “babi” dhe jo “mami”.
“Dua të di si është gjumi. Të jesh mami është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi” shkruhet në fotot ku Sara ka etiketuar Ledrin duke i thënë se do të jetë babi.
Kjo është e pamundur, megjithatë Sara nuk ka nga t’ia mbajë dhe i shpreh dëshirat Ledrit. Ky i fundit do ishte mirë të provonte të ishte mami ca ditë, ku Sara pushon dhe Poem rri zgjuar me të./revistawho.com