Deri ditën e djshme reperi kosovar Ledri Vula është përfolur për lidhjen e tij me Adelën, vajzën ish- kryeprokurorit shqiptar Theodhori Sollaku. Sot asi ka vendosur të flasë vetë. Në një pronocim për agjencinë kosovare të lajmeve “Indeksonline” Ledri pranon se po jeton një histori dashurie me vajzën nga Tirana, Adela Sollaku. “Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën. Është një vajzë me të gjitha tiparet që unë i kam vlerësuar dhe i vlerësoj, prandaj jam me të”, ka thënë ai. Po sipas kësaj agjencia reperi ka përgënjeshtruar zërat se çifti janë fejuar. Këto dyshime u përforcuan në media sidomos ditën e djeshme. Me rastin e Kurban Bajramit, Ledri e kishte ftuar Adelën në drekën e tij familjare. Adela është ndër të paktak femra që kanë pasur lidhje me Ledrin, që nuk është personazh I njohur. Deri më tani reperi është bërë i famshëm jo vetëm në sajë të muzikës, por edhe historive të bujshme të dashurisë. Ai ka qenë në një lidhje me Tunën, Dafina Zeqirin etj. Mirëpo këtë verë kanë nisur zërat për dashurinë e tij më Adelën. Të jetë kjo dashuria e madhe e jetës së Ledrit?! Ne urojmë që po.