Edhe disa muaj më parë është diskutuar se së shpejti do të kemi një nga bashkëpunimet më të pamenduara e gjithashtu të çuditshme në treg,… Bëhet fjalë për dyshen Ledri Vula dhe Noizy, të cilët në fakt kohë më parë kanë qenë të përfshirë në një konflikt të nxehtë me njëri-tjetrin.
Para disa kohësh djemtë e kanë mohuar mundësinë e një bashkëpunimi, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe reperët e kanë menduar seriozisht se mund të shijojnë suksesin edhe si dyshe. Sipas disa burimeve, Ledri dhe Noizy do vijnë sëshpejti me një bashkëpunim, e sigurisht edhe me një klip interesant.