• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Ledioni ka festuar ditëlindjen dhe ja ku e pamë rrallë e për mall

Ledion Liço ka festuar ditëlindjen mbremjen e kaluar në një festë që me sa po shohim ka pasur veç surpriza të bukura.

Disa nga momentet e festës na i tregoi Ledri dhe Sara të cilët kanë qenë krah Ledionit në këtë mbrëmje. Dhe sa mirë që bëhen ca festa si këto, përndryshe Ledionin s’do e shihnim ndonjëherë nëpër ‘Instagram’ aq diskret sa është.

Në një video shfaqet krah Ledrit teksa kërcen me të nën ritmet e ‘Rio’. E në një tjetër të gjithë i këndojnë ‘Gëzuar ditëlindjen’.

Ledioni nuk është aktiv në ‘Instagram’ e as në televizion me dalje publike. Ama prej muajsh po drejton “Top Albania Radio” dhe mund të themi me bindje se radio po sheh ditë të mira falë tij./revistawho.com