BREAKING NEWS

Ledion Liço: Telefoni mbi tavolinë, njësoj si organi seksual


Liço nuk është një personazh si të tjerët e këtë e tregon edhe në shijet e tij të përzgjedhura, që i shkojnë për shtat një personazhi të tillë. Elegant si në pamje, komunikim ashtu edhe në shije. Për “shije.al”, Ledioni nuk ka ngurruar të pohojë se ka neps dhe i pëlqen të zgjasë dorën te pjata e të fejuarës së tij, Sarës. Momentalisht, ai është në ekranin e “Top Channel” çdo të premte, në moderimin e ‘talent show’-t, “The Voice of Albania”.

Je nga ata që nuk dalin kurrë pa mëngjes, apo kurrë nuk ha mëngjes?
Nuk ka ‘kurrë’ për mua, në asgjë, aq më pak në regjim ushqimor. Dikur nuk haja mëngjes, prej shkollës. Pastaj prej punës herët, nuk kisha stomak kur zgjohesha në 6:00, diçka që u ndodh shumë njerëzve. Ndërsa tani në përgjithësi nuk ha, sepse zgjohem vonë dhe vjen shpejt orari i drekës, por ha kur më hahet. E fejuara ime më ka bërë ta shijoj më shumë mëngjesin, si ‘morning-person’ që është, edhe pse mjaftohem me një frut. Mëngjesi im ideal është kafe dhe cigare, si kënga e Neffa.

Cila është pjata më e mirë që ke shijuar?
Sushi në ‘Sushi Samba’, restorant në Londër dhe pëllumb i mbështjellë me gjethe sallate jeshile tek ‘Mr Choë’. Mund të ha pambarim…

Me cilin ushqim nuk do të mërziteshe kurrë?
Bukë me gjalpë e me djathë dhe ndonjë domate!

A ke neps?
Po, shumë. Dhe mbi të gjitha, kam një dëshirë, që po e menaxhoj me kohën, t’i nxjerr fundin pjatës që kam përpara, frigoriferit etj.

Joy (te seriali “Friends”) nuk e ndan ushqimin (batuta e famshme). Po Ledioni, bezdiset kur i hyjnë në pjesë?
Oh, jo, përkundrazi. Jam rritur me dy vëllezër dhe një motër. Ishe me fat nëse të ngelte pjata e plotë dhe mbase prandaj jam ‘ok’ me këtë.

Merr Sara nga pjata jote? Po ti nga Sara? Apo secili të vetën?
Në përgjithësi marr une nga e saja. Po, marrim nga njëri- tjetri. Sara di të porosisë gjërat më të mira!

Gatuan? Çfarë specialiteti?
Jo shpesh, por gatuaj. Bëj pak nga të gjitha. Mishi dhe kërpudha në gjalpë është specialiteti im, nëse mund të quhet i tillë.

A ka ushqime të shpifura për ty? Çfarë nuk ke guxuar kurrë të provosh?
Deri përpara pak kohësh nuk haja shumë gjëra. Si përshembull: akulloren, spinaqin. E vetmja gjë që më duket e shpifur për t’u ngrënë janë bamjet.

Dehesh lehtë?
Jo, përkundrazi. Dua shumë të dehem. Por kur dehem, lëre mos e pyet…

Në tavolinë, me apo pa telefon?
Besoj se të kesh telefonin mbi tavolinë kur ha, është po aq e paedukatë sa të vendosësh organin tënd seksual mbi tavolinë. Mundohem ta shmang sa më shumë të jetë e mundur, edhe pse është bërë mision i pamundur në kohët që po jetojmë. /shije.al







NGA KATEGORITE E TJERA

Para