Ledion Liço moderatori i njohur i ekranit shqiptar ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një foto shkëputur nga fëmijëria e tij. “Ersekë 1994 sezoni i prashitjes së qepëve”, ka shkruar Liço si dixhiturë të fotos. Të shumta kanë qënë komentet por komenti që spikati më shumë ishte i moderates Xhemi Shehu e cila i komenton: “Ti do kesh lindur me kollare se nuk ka mundësi”. Menjëherë Ledioni i ka kthyer përgjigje bukuroshes teksa shkruan: “Nuk kisha këmishë por kollare kasha ama”.
Një tjetër figurë e ekranit të Top Channel, pikërisht prezantuesja e “Wake up” Mira Kazhani e ka cilësuar Ledionin si një djalë me stil që në atë kohë.
Në fakt është për tu vënë në dukje stili i veçantë në veshje ku mesa duket vërteton se Liço ka një gusto të lindur.