• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ledion Liço emërohet drejtor i përgjithshëm në “Top Media”…

Moderatori i njohur, Ledion Liço, është shkëputur prej disa kohësh nga televizioni dhe jeta publike, për t’ju përkushtuar familjes. Megjithatë ditën e sotme është përfolur se ai ka marrë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ledioni për revistën “Who”.  Kujtojmë se moderatori ka një karrierë të gjatë në ekranin e “Top Channel”. Ai ka drejtuar disa nga programet më të rëndësishme të prime time si “The Voice of Albania”, “Big Brother” etj. Pavarësisht se ky rikthim nuk është në ekranin e televizorit, lajmi me siguri ka entuziasmuar të gjithë fansat e moderatorit./revistawho.com