• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Le të sqarojmë se përse më të suksesshmit janë shenja e Demit

E dini që kemi kaq shumë personazhe të njohur të ekranit që kanë lindur në shenjën e Demit? Ndonëse njihen si njerëz diskretë, Demat e pëlqejnë famën, vëmendjen, dritat mbi ta, ama e përdorin me kujdes. Mund të mendoni se dini gjithçka për ta, por në të vërtet ata mbajnë aq shumë për vete.

Shenja e Demit udhëhiqet nga planeti Afërditës, që është planeti i bukurisë e pasurisë. Prandaj nuk është për t’u çuditur fakti që njerëzit e lindur me këtë shenjë janë të bukur e shumë të suksesshëm.

Disa nga personazhet tanë të njohur që kanë lindur në shenjën e Demit janë Arbana Osmani, Eduart Grishaj, Eraldo Rexho (të tre në 7 maj), Marina Vjollca, Bleona, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Andrra Destani, Zanfina, Rovena Stefa, Vesa Luma.

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës është gjithashtu Dem. Ja një tjetër person i njohur që provon se Demët janë të suksesshëm.

Nga politika, njerëz të shenjës së Demit janë edhe Majlinda Bregu dhe Hashim Thaçi.

Nga bota e biznesit përmendim Klodian Allajbeun, CEOn e rrjetit më të madh të spitaleve në Shqipëri, Spitaleve Amerikane si dhe pronarin e nje sërë biznesesh në fushën e mjekësisë dhe medias.

Ndërsa në botë përmendim: Mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth, ish-zonjën e parë të SHBA, Melania Trump, George Clooney, Dwayne Johnson, John Cena, Adele, Gigi Hadid, Megan Fox.

Të fundit përmendim Chiara Ferragnin, blogeren më të suksseshme e më të pasur në Itali. Me kaq besojmë se mjafton!