• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Largësia e forcon dashurinë dhe pikë! Dojna e ka me provë dhe vë dorën në zjarr

Dojna dhe Vlashenti janë prej 3 vitesh në një lidhje dhe për më tepër e kanë jetuar në distancë. Kështu që kush më mirë se moderatorja mund t’i përgjigjet pyetjes: “Sa e vështirë është lidhja në distancë?”

Dojna përgjigjet se nuk është e vështirë, por përkundrazi e forcon dashurinë e vërtetë dhe është e bindur për këtë”.

“Unë jetoj prej 3 vitesh e gjysmë një lidhje në distancë. Nuk e ndiej sepse takohemi shumë shpesh. Çdo dy javë. Pandemia na ndihmoi të jetonim një vit bashkë sepse u mbyllën Universitetet ku Vlashenti jep mësim në Paris dhe qëndroi në Tiranë. Distanca forcon dashurinë e vërtetë dhe jam e bindur për këtë sepse e kam provuar vetë”,-shprehet Dojna.