• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Larg zhurmës së qytetit, ja VIP-at shqiptarë që po e kalojnë karantinën pranë natyrës

Prej më shumë se një muaji, qytetarët janë vetizoluar në shtëpi për shkak të situatës së pandemisë. Për shumë prej tyre kjo ka qenë një kohë e çmuar pasi më në fund mund të kalohet më shumë kohë me familjen. Disa kanë patur fatin që karantinën ta kalojnë jo në zhurmën e qytetit, por pranë natyrës apo detit.

Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila i ka munguar këto kohë muzikës, me djalin dhe bashkëshortin e saj po jetojnë në një vend përrallor. Familja ndodhen në Rugovë, nga ku këngëtarja ka publikuar plot foto mahnitëse mes maleve e pishave.

Arbana Osmani po i kalon këto ditë sa në Tiranë dhe sa në shtëpinë e saj të pushimit, që ndodhet shumë pranë detit. Moderatorja postoi edhe një foto teksa shijonte ajrin e pastër të detit. Kujtojmë që Arbana do të rikthehet nga 16 maji në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjithashtu pranë detit ndodhet edhe shtëpia e Xhensilës dhe Besit. Këngëtarja publikoi dy foto shumë të ëmbla me Ajkën në krahë, teksa ndodheshin në bregdet.

Fatma Methasani me postimet e saj në Instagram na ka treguar se karantinën e ka kaluar në Rranxat, Shkodër. Moderatorja së bashku me Alfion dhe Noah-n kaluan një kohë tejet të bukur, në natyrë e me ajrin e pastër të asaj zone.

Gjithashtu edhe moderatorja Sonila Meço me familjen e saj jetojnë në Dardhë. Sonila ka postuar foto të mrekullueshme nga shtëpia e madje ka mbjellur edhe domate në oborrin e saj./revistawho.com