Roland Hysi, apo siç e njohin të gjithë Landi i “West Side Family”, është një nga miqtë artistë që i qëndron pranë familjes së Dr. Florit, qysh prej ndarjes së tij nga jeta. Atë e shohim shpesh teksa kalon kohë me Kaltrinën e vogël. E s’kishte si të mungonte takimi i tyre sidomos për “1 Qershor”. Këngëtari ka shpërndarë këtë foto të bukur ku shfaqen të buzëqeshur e më të rritur, Kaltrina dhe Danieli.