• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Landi Hysi kujton Dr. Florin, bashkëshortja e kantautorit: Ja pse duhet të ikësh nga ky vend…

Landi Hysi ka publikuar disa vargje të punuara nga D.Flori në tetor të vitit 2014-të. Pjesë e komenteve është bërë edhe vetë bashkëshortja e kantautorit të ndjerë, Floran Kondi, Blerina Kondi, e cila thotë se për të gjitha këto arsye të përmendura në vargje, duhet larguar nga Shqipëria. Për pak ditë mbushen plot dy vjet që Dr. Flori është ndarë nga jeta.

Statusi 

Pres qe dita te agoj dhe pse vendi im po qelbet,

po zvarritet dhe nje jet po venitet dhe nje ender

Ktu ska vend per ideale, nuk ka vend per dashuri,

nese do qe ktu tia dalesh, shite emrin tend njeri

E largohem nga kjo zhurme shkoj ne fushat me lendina,

si naiv e si femij mbledh nje tuf me trendafila,

dhe me shef dikush nga rruga dhe po thot se un jam cmendur

se me pa pak te cfrenuar ne natyr un duke rendur

po cfar vall ne po jetojme ne Tiranen ton te dashur,

me mashtrusa e perversa zullumqar e te keqtrashur

endra e par cdo shqiptari eshte te iki nga Shqiperia

nga kjo tok kaq e bekuar e ka falur Perendia

ca shpirtzinj e te pabese na kan kapur si kuceder,

ne kte jete kan mbjellur zine, bukurin me kemb kan shkelur

Por ktu lidhur kemi shpirtin se ne jet ka ardh femija, jan te paster jan te dashur, si kta qoft neser shqipria

O njeri zgjoju nga gjumi, si shushunj po tpi e liga, si kukudh ti ri e pret, te merr shpirtin politika,

Keto fjale zemre shkruajta i trazuar sic jam brende, dua makthi te mbaroj e te nis rrugtimin me ëndrra