• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Land Hysi nis të stërvisë sportistin më të vogël në qytet

Landi Hysi, këngëtari i njohur i grupit “West Side Family” i është “dorëzuar” rrjetit dhe na ka treguar pjesë nga rutina e tij si baba i ri. Dhe mos prisni detaje me pelena apo bluza plot me ushqim.
Landi, qysh tani po kujdeset për fizikun e Lukasit dhe së bashku shihen duke praktikuar ato që quhen “ushtrime barku” ose “tummy time”.

Këto janë ushtrime të zakonshme për bebet, të cilat rekomandohen nga pediatri për forcimin e muskujve të shpinës dhe mbajtjen e kokës.

Por Landi, si i apasionuar pas muskujve e palestrës duket se e ka marrë pak më seriozisht sesa duhet këtë proces duke detajuar tërë atë që ndodh, (sigurisht jo pa nota humori). E pranueshme kjo nga një baba i ri./revistawho.com