Lana Del Rey është mes artistëve më të suksesshme të dekadës së fundit, por ajo preferon të vishet thjesht dhe me veshje që kanë çmime simbolike.
Teksa parakalonte në tapetin e kuq të “Variety’s Hitmakers Awards” ajo thuhet se kishte veshur një fustan që kushtonte jo më shumë se 18 dollarë amerikanë, që i bie rreth 16 euro.
Madje, veshja e cila iu kishte bërë shumë përshtypje fansave të saj, ishte e markës së njohur të modës “Shein” dhe ndezi shumë reagime në publik.
“Absolutisht po e humba mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein prej 18 dollarësh në Variety Awards”, shkroi një person në Twitter.
Kaq u desh që drejt Lana-s të shkojnë një lumë komentesh./revistawho.com