Lana Del Rey dhe Clayton Johnson janë zyrtarisht bashkë! Prej kohësh është mësuar se Lana është fejauar me këngëtarin 32-vjeçar, por vetëm sot, me rastin e ditëlindjes ai ka publikuar foton e parë bashkë.
“E gëzofsha ditëlindjen”-shkruan Clayton krah fotos ku shfaqet duke u puthur me këngëtaren.
Dyshja u fejuan në dhjetor dhe Lana në një prej fotove të publikuara tregoi dhe unazën me diamant.
Këngëtarja gjithashtu e mbante unazën edhe e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon ku performoi “Love You Like a Woman”.
Sipas burimeve, Lana dhe Clayton u njohën në një aplikacion dating.