Leonardo DiCaprio mund të jetë pranë kurorëzimit më Camila Morrone. Lajmin e bëjnë të ditur përsona të afërt me çiftin, të cilët kanë parë si ka evoluar marrëdhënia e tyre me kohën.
Pasi u kosiderua për shumë vite si ‘hajduti i zemrave të Hollywood’ më në fund aktori i ‘Titanic’ e gjeti personin e zemrës. Edhe pse me një diferencë të konsiderueshme në moshë nga modelja, Leonardo është më i dashuruar se kurrë. Çifti kanë tre vite bashkë, por vetëm tani gjërat po marrin këtë kthesë të rëndësishme.
“Camila është vajza e ëndrrave të tij. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, është e afërt me familjen e tij dhe ua ka marrë zemrën”, shprehen burimet.
Tani presim vetëm që Morrone dhe DiCaprio t’i zyrtarizojnë vetë gjërat duke e bërë publik lajmin./revistawho.com