• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Lamtumira e miqve të Hueydës që përloti gjithë rrjetin

Hueyda El Saied u nda nga jeta mëngjesin e sotëm dhe iku duke lënë pas dhimbjen dhe gjithë artin e saj që i shenjoi karrierën kaq vite në skenë dhe në prapaskenë. Miqtë më të ngushtë që kanë punuar me të në periudha të ndryshme, apo ata që e kanë njohur mes energjisë pozitive që i dha përherë kujtdo takoi, të prekur shumë nga dhimbja dhe i shkruajtën ca fjalë dhe publikuan kujtime të. Nga mesazhet e fundit plot shpresë pa kurrëfarë ankese, takimet që nuk u realizuan kurrë, ëndrra që u prenë në mes dhe planet për gjëra të bukura, personazhet që jetuan e performuan në skenë e jashtë saj me Hueydën prekën zemrat tona dhe të çdokujt me pak fjalë. Lamtumira e Olti Currit, Rafaela Rica, Bledi Strakosha, Isli Islamit, Sava Bardhit, Arjan Konomit, Eraldo Rexho e më tej, Arbana Osmanit, kryeministrit Rama e sa e sa emra të tjerë gjenden në këtë shkrim si letrat e fundit dedikuar artistes që do i mungojë shumë çdo shqiptari, por veçanërisht atyre që ja njohën shpirtin si askush tjetër./revistawho.com