Lajmi i trishtë se artisti i njohur, Koço Devole humbi jetën pas betejës me ‘Covid-19’ i ka hidhëruar të gjithë miqtë, të afërmit e dashamirësit e artit të tij.
Aktorë, moderatorë e këngëtarë që kanë pasur fatin të punojnë me Devolen, e kanë kujtuar me momentet krah njëri-tjetrit duke treguar vlerësimin e madh që kanë gëzuar gjatë gjithë kohës për të.
Duke shkruar fjalët më të ndjera e duke treguar njëherazi se si e njohu secili prej tyre, nga një batutë, një projekt i përbashkët, nga ekrani apo çfarëdolloj rrethane tjetër, personazhet e njohur kanë zgjedhur të shkruajnë këto fjalë për humbjen e madhe të Koço Devoles: