• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Lajmi i mirë që po vjen nga Italia, Mediaset fillon të shkurtojë programet ‘trash’

Ka arritur një pikë që televizioni ka nisur të kërkojë ndryshimin, nxitur edhe nga publiku që është lodhur me ‘trash tv’ (mbeturinat televizive). Vendimi që na e la ta kuptojmë këtë ishte shkurtimi i kohës televizive që i jepet Barbara D’Urso, nga Mediaset. Prezantuesja ikonë në Itali, importoi disa ide të marra nga Jerri Springer (babai i televizionit trash) dhe i dha hapsirë televizive çdo personazhi, të rëndësishëm ose jo. Gjithashtu solli një model suksesi që ishte një miks i pabalancuar me informimit dhe të bërit gjithçka për pak audiencë. E keqja është që niveli i transmetimeve televizive në mënyrë të pakuptueshme ra shumë, e në kërkim të audiencës (e cila e do ‘pisllekun’) udha që morën programet nuk qe aq e mirë. Por ka arritur një pikë që publiku është lodhur. Megjithë flluskën shumë solide që Barbara ndërtoi rreth vetes për t’i shpëtuar çdo sulmi të jashtëm, ka ardhur momenti që t’i kthehet realitetit. Mesa kuptohet, as publiku as televizioni që dikur i dha hapsirë, nuk e toleron më dot gjithçka bëhet për rezultatin në shifra të audiencës. Fakti që këto programe që sot definohen si ‘trash’ kanë vazhduar për një kohë kaq të gjatë është për shkak të suportit nga rrjeti televiziv, publiku që i ndjek dhe përpjekjet e vazhudeshme të drejtuesve për të gjetur gjithçka që sjell audiencë, me buxhet të ulët, por fitime të mëdha.

Por pas injorimit të vazhdueshëm të paralajmërimeve për kontentin e progameve që drejton, (si shumë profesionistë të tjerë), u vendos që Barbara do fshihet nga e shtuna dhe e diela, e me shumë gjasa do ndryshojë orën e transmetimit gjatë ditëve të javës për të liruar hapsirën për programe më të freskëta.

Pjesërisht nga rënia e shifrave, e më tej nga kritikat, ky ndryshim doli në pah pas pandemisë, kur publiku nisi të kërkojë gjëra të bukura, të freskëta e të reja që do i japin energjinë e duhur nga televizioni. Publiku sërish do thashetheme, por jo nga ato të pistat për të cilat është gërmuar aq thellë sa duart e atyre që i publikojnë janë të lyera me gjak e pluhur.

Nuk e dimë me bindje nëse modeli i ndërtuar prej kaq vitesh i këtyre drejtuesve televiziv do zhduket shpejt, si me magji, por i mbetet kohës të na tregojë se ndryshimi është i nevojshëm për t’u adoptuar nga të gjithë.

Ama vlen të thuhet se personazhe si Barbara i kanë rezituar kohës edhe me profesionizmin e tyre që e kanë ndërtuar me shumë mund, e me dedikim thuajse maniak duke fshehur dhimbjen për kritikat me një buzëqeshje e shfaqje në TV, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mbase kjo periudhë ndryshimesh do i bëjë edhe këta personazhe të dalin në kërkim të vetvetes.

E ne, nga ana tjetër e detit, duam vetëm diçka… Pak nga Italia të vijë këtu sa më shpejt. Fundja ne jemi të parët që mësojmë prej tyre, e nevojën për zhdukjen e ‘trash tv’ e kemi ca emergjente./Vanity Fair Italy