• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

Xhihan i propozon për martesë Arzus, ja ç’do ndodhë të hënën në Xhenet

Selim shkon të takojë Xhenetin dhe i thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’ja bënte këtë lojë Melisës. Xhenet e kritikon Selimin që luan me ndjenjat e dikujt që e dashuron. Selim i tregon Xhenetit se e dashuron ende dhe e bëri të gjithën për t’ja vërtetuar se kush është vërtet Melisa. Xhenet i thotë se është penduar. Selim i largohet dhe i thotë se për ta është shumë vonë. Arzu dhe Xhihan arrijnë në vendngjarje dhe e gjejnë Melisën duke qarë. Arzu mendon të thërrasin policinë por Melisa i lutet të mos e bëjë. Arzu vendos ta marrë përsipër fajin e Melisës. Xhihan u thotë ta fshehin krimin pasi askush nuk e ka parë aksidentin. Dikush i sheh nga larg. Melisa i thotë Arzus se nëse thërret policinë nuk do ja lërë kurrë fajin asaj. Xhihan paralajmëron Arzun që do marrë dënim të rëndë nëse e merr fajin përsipër. Melisa i lutet Arzus dhe i thotë se ajo dhe Xhenet kanë nevojë për të. Arzu detyrohet të bëjë siç thotë Xhihan. Arzu merr një mesazh kërcënues me video të momentit të aksidentit të Melisës. E gjitha ka qenë plan i Xhihanit. Sema i thotë Ozlemit se përgjigja e ADN del nesër. Ozlem bëhet keq. Mahir i thotë Arzus se Ozlem nuk do qëndrojë në shtëpi pasi të marrin përgjigjen. Arzu i thotë Mahirit se është lodhur duke luftuar e duke mbrojtur personat e saj të dashur. Ajo i thotë se nuk mund t’i japë edhe një shans martesës së tyre pasi është shumë vonë. Mahir i kërkon falje Arzus dhe i kërkon të largohen dhe t’ja nisin nga fillimi. Xhihan fton Arzun për darkë dhe i tregon të vërtetën. Ai i thotë se shënjestra e tij ishte Xhenet. Arzu nxehet dhe i thotë Xhihanit ta vrasë atë për t’u hakmarrë ndaj Kajas por jo të merret me vajzat e saj. Xhihan i propozon Arzus të martohet me të. Arzu habitet. Xhihan i thotë të vendos. Arzu nxehet dhe thyen pjatat. Mahir i tregon Semës se ka vendosur të largohet së bashku me Arzun dhe Melisën. Sema i bërtet Mahirit dhe i thotë se familja e tij është këtu. Melisa dëgjon debatin dhe pyet Mahirin çfarë ka ndodhur. Mahir i thotë Melisës të bëjë gati valixhen. Melisa mendon se do e arrestojnë. Sema dhe Mahir habiten dhe e pyesin çfarë ka bërë. Melisa nuk i tregon dhe bën sikur nuk ka ndodhur gjë. Sema dyshon se Melisa fsheh diçka. Xhenet shkon të takojë Selimin dhe i kërkon falje. Selim i thotë se e ka të pamundur ta falë. Xhenet i thotë se e do shumë. Selim i thotë se është shumë vonë për këtë./revistawho.com