• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Xhenet pajtohet me Selimin, Arzu pranon ofertën e Xhihanit, ja ç’do ndodhë nesër

Arzu i tregon Melisës se Xhihan po e kërcënon me pamjet e aksidentit dhe kërkon që ata të martohen. Xhenet shkon të takojë Selimin por përballet me Nilgynin. Nilgyn e kërcënon se do e vrasë dhe e përzë nga shtëpia. Pënar i tregon Xhenetit ku ndodhet Selimi. Mahir insiston që së bashku me Arzun, Melisën dhe Xhenetin të largohen. Melisa vendos të mos largohen. Arzu mundohet ta bindë dhe i thotë se është e detyruar. Melisa i thotë Arzus ta pranojë ofertën e Xhihanit. Arzu tronditet nga sjellja e të bijës. Melisa e detyron Arzun të martohet për t’i shpëtuar jetën. Halil gjen varrin e bashkëshortes së Xhihanit. Dikush i gjuan me sëpatë dhe e lë pa ndjenja. Xhenet shkon të bisedojë me Selimin në varkë. Selim nuk dëshiron të flasë me Xhenetin ndërsa ajo i lutet ta dëgjojë. Xhenet i tregon Selimit se zgjodhi ta besonte Melisën sepse ajo është familja e saj. E përlotur Xhenet thotë se gjatë jetës i ka munguar familja dhe gjithmonë është ndjerë e braktisur. Xhenet i shpreh dashurinë Selimit por ai nuk e beson. Xhenet tenton të hidhet nga varka për t’ja vërtetuar dashurinë Selimit. Ai e kap para se Xhenet të hidhet. Selim dhe Xhenet pajtohen. Arzu niset për tek Xhihan por Melisa e ndalon dhe i thotë se e bëri për ta provokuar. Ajo i lutet të mos e pranojë ofertën e Xhihanit, Arzu i thotë se nuk do e lejojë të futet në burg. Melisa i thotë se ka vendosur ta paguajë gabimin që bëri. Arzu i thotë Melisës se për të dhe Xhenetin ajo do bëjë të pamundurën. Melisa i lutet Arzu të mos shkojë por Arzu largohet. Ajo shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe i thotë se e pranon ofertën e tij. Melisa shkon në komisariat dhe dorëzohet. Xhihan i thotë Arzu nesër të hapë gjyqin e ndarjes dhe vendos të martohen pas një jave. Arzu tronditet. Melisa i sjell policinë në shtëpi Xhihanit. Ajo u tregon policëve se Xhihan ka pamjet e aksidentit. Melisa i lutet Arzus të thotë të vërtetën. Arzu ndihet nën presion dhe detyrohet të mbajë anën e Xhihanit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE