• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Xhenet dhe Selim martohen, ja ç’do ndodhë nesër në episodin e fundit

Dita e dasmës së Selimit dhe Xhenetit ka ardhur. Xhenet i thotë Arzus se është shumë e lumtur aq sa ka edhe frikë. Arzu i thotë Xhenetit se do i qëndrojë pranë gjithmonë asaj dhe Melisës dhe nuk do lejojë tu ndodhë asgjë e keqe. Selim shkon të marrë nusen. Melisa rregullon Xhenetin për ditën e saj më të bukur dhe përlotet. Selim mahnitet kur sheh Xhenetin me fustanin e nusërisë. Xhenet dhe Selim e mbajnë dasmën në një ambient të dekoruar me lule të bardha dhe ftojnë njerëzit e tyre më të dashur. Të gjithë duken të lumtur për çiftin e ri. Xhenet dhe Selim i thonë “Po” njëri-tjetrin dhe martohen pas shumë vuajtesh që kaluan. Melisa dashurohet me këngëtarin e dasmës së Xhenetit dhe Selimit. Ata nuk ja ndajnë sytë njëri-tjetrit dhe Xhenet e Selim e vënë re këtë. Selim prezanton shokun e tij këngëtar Xhemin me Melisën. Arzu e pyet Xhenetin nëse e ka falur vërtet. Xhenet i tregon se e ka falur dhe se e do shumë. Arzu ndihet e lumtur me vajzat e saj pranë. Seriali mbyllet me Arzun duke parë të lumtur Melisën duke kërcyer me Xhemin dhe Xhenetin duke kërcyer me Selimin./revistawho.com