• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vajza e Emina Cunmulaj rritet çdo ditë, tashmë ka nisur të shfaqë dëshirën për modeling

Emina Cunmulaj ka publikuar dy foto të vajzës së saj të madhe, Ella në profilin personal në ‘Instagram’. Këtë herë e gjithë vëmendja është tek e vogla e ish-modeles, e cila gjithmonë e më shumë i ngjan së ëmës. Ka qenë një detaj shumë i lezetshëm ai që ka zgjedhur të tregojë këtë herë Emina. “Jeni gati?! Kjo ‘fashionista’ është gati për t’ju dhënë një pozë me këtë veshje. Mund ta shikoni edhe vetë. Ajo është vajza e mamit”,-ka shkruar ajo, duke treguar fotot e ëmbla të së voglës.

Siç edhe kuptohet Ella ka nisur të ngjajë shumë me mamanë e saj. Ajo madje ka nisur të kopjojë të gjithë xhestet që e ëma bënte dikur teksa sfilonte në pasarela. Sigurisht qe Emina është shumë e lumtur për këtë fakt dhe e tregon me krenari./revistawho.com

CLOSE
CLOSE