• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Tentoi vetëvrasje pas dokumentarit ‘Leaving Neverland’? Reagon vajza e Michael Jackson

Ditët e fundit, pas zbulimit të disa detajeve të reja në dokumentarin ‘Leaving Neverland’, të cilat e kanë portretizuar këngëtarin Michael Jackson si pedofil, figura e tij ka qenë në qendër të gjithë media. Edhe familja e tij është prekur nga kjo çështje, sa që u përfol se vajza e Jackson, Paris nuk e ka përjetuar mirë dhe ka tentuar të vetëvritet. ‘TMZ’ raportoi se ajo ndodhej në spital pas tentativës për vetvrasje, por ka qenë vetë Paris që ka hedhur poshtë gjithçka. Ajo ka reguar në ‘Twitter’ duke i cilësuar lajmet si të pavërteta dhe personat që i kanë shkruar dhe publikuar, gënjeshtarë.

Kujtojmë që Paris është parë më herët duke hyrë në një qendër rehabilitimi, por i kanë mohuar se ka pasur probleme mendore./revistawho.com