• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Tajlan vendosë të kallëzojë në polici vrasësin, ja ç’do ndodhë të hënën

Emre i tregon Pelinit dhe Arzus se ishte Merve ajo që e njohu me Burxhun. Emre thotë se Pelin e dinte këtë. Arzu beson Emren dhe zihet me Pelinin. Ajo mendon se Merve dhe Pelin thurin plane kundra saj. Burxhu i kërkon falje Emres që nuk i ka treguar për lidhjen e saj me Mehmetin. Emre i tregon Burxhus se nuk është fare xheloz për të por gjithçka e bëri për tu argëtuar. Betyl hap gjyq që Deniz të marrë mbiemrin Aksak. Oja i tregon Kerimit për ditën kur u vra Edipi. Emre provokon Arzun për vrasjen e Edipit por nuk zbulon gjë. Ai përpiqet të mësojë ndonjë gjë nga Tajlani. Arzu me Mehmetin dhe Pelin me Tajlanin mblidhen për të diskutuar si të shpëtojnë nga çështja e Edipit. Tajlan vendos të shkojë në polici por Pelin dhe Arzu nuk e lejojnë. Tajlanin nuk e zë gjumi nga ndërgjegja dhe shkon në komisariat. Pelin njofton Arzun dhe Mehmetin. Mehmet ndalon Tajlanin para se ai të tregojë të vërtetën. Tajlan nuk ndihet rehat duke fshehur të vërtetën dhe nuk e kupton qetësinë që ka Pelin për këtë çështje. Pelin ka frikë se do e humbasë familjen. Ajo i kërkon Emres të takohen. Nilaj nis t’i tregojë prindërve ngjarjen që ka ndodhur në shkollë por ata e lidhin me çështjen e Edipit dhe e mbyllin bisedën. Shoku i shkollës i jep një ide të rrezikshme Nilajit për të shpëtuar./revistawho.com