Pelin i ofron Serhanit të dëshmojë në gjykatë. Serhan pranon duke menduar se Pelin do e ndihmojë meqë nuk flet më me Merven. Ditën tjetër Merve dhe Serhan kanë ditën e gjyqit të ndarjes. Merve kujton kohën kur Serhani i propozoi për martesë. Ai e mori këtë vendim i shtyrë nga Pelini. Rashel dëshmon në gjykatë. Asaj i kujtohen të gjitha rastet kur Merve ka bërë punë të fshehta kundër Serhanit. Rashel mban anën e Merves. Pas Rashelit dëshmon edhe Pelin. Serhan pret që Pelin të mbajë anën e tij por Pelin thotë para gjykatësit se Merve dhe Serhan kishin një martesë të shkëlqyer. Merve thotë para gjykatësit se nuk dëshiron të ndahet nga bashkëshorti i saj. Gjykatësi vendos që Merve dhe Serhan të qëndrojnë të martuar. Merve i thotë Serhanit se ai do rikthehet sërish tek ajo dhe Mila. Serhan pyet Pelinin pse mbajti anën e Merves. Ajo i tregon se Merve i zgjidhi një problem dhe ajo ishte e detyruar t’ja kthente borxhin. Pelin kujton momentin kur Merve bëri plan që ato të zihen para syve të Serhanit që ai të bindet se nuk janë më mikesha. Burxhu kupton se Merve i bëri lojën me profesorin dhe e tërheq denoncimin ndaj tij. Mehmet kërkon kujdestarinë e fëmijëve nga Arzu. Profesori del nga burgu dhe takohet me Burxhun. Ajo i tregon se Merve i futi të dy në lojë. Burxhu i dërgon një mesazh Merves dhe Pelinit sikur ka ndodhur një skandal. Merve dhe Pelin shkojnë në vendngjarje por përballen me profesorin. Merve dhe Pelin vrasin profesorin duke e hedhur nga lartësia./revistawho.com