• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Elif zbulon arsyen pse e urren Ojan, ja ç’do ndodhë nesër

Oja merr sërish dosjen e vetëvrasjes dhe bëhet keq. Arzu dhe Enver drekojnë në një restorant. Në të njëjtin vend shkon edhe Burxhu. Arzu nuk e duron dot Burxhun pranë saj. Enver i kërkon menaxherit të përzërë Burxhunë. Burxhu nxehet me Arzun dhe telefonon Mehmetin por ai nuk i përgjigjet. Burxhu i tregon mikeshës së saj se i mungon shumë Mehmeti. Ajo shkon pranë shtëpisë së Arzus dhe e sheh nga larg. Burxhus i vjen inat që Arzu rrethohet me dashuri nga fëmijët e saj. Oja i tregon Elifit shqetësimet që ka. Elif ka qenë shumë xheloze për Ojan në kohën e gjimnazit. Ajo ka pranuar të bashkëpunojë me Merven pasi Oja ka fituar gjithashtu punën që Elif ëndërronte në spital. Elif i injekton sërish gjilpërë Ojas. Oja ndihet e lumtur duke menduar se ka shpresa që të bëhet nënë. Merve shkon për vizitë në shtëpinë e Ojas dhe prezantohet me Elifin sikur nuk e njeh. Edip i shpreh dashurinë Merves./revistawho.com