• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Edip zbulon sekretin e Ojas dhe të gjithë tronditen, ja ç’do ndodhë nesër

Oja dhe Edip kanë bërë plan t’i përplasin të vërtetën në fytyrë Merves, Pelinit dhe Arzus. Serhan nuk pranon të shkojë në darkën e Ojas dhe Merve shkon pa të. Serhan shfaqet në derë papritur pasi e ka kuptuar që Oja ka një plan. Merve i thotë mikeshave se nuk do e prishin më miqësinë. Nilaj i kundërvihet Merves. Edip shfaqet papritur dhe të gjithë habiten. Situata në tavolinë bëhet e tensionuar kur Edip fillon të kujtojë të shkuarën. Pelin derdh me qëllim gotën me verë që të shpëtojë nga situata. Merve shkon të ndihmojë Pelinin të pastrohet. Pelin ka frikë se Oja do tregojë të vërtetën por Merve është e sigurt se Oja nuk do flasë. Ato vendosin t’ja mbathin por Oja i dëgjon dhe nuk i lë të largohen. Edip dhe Oja nisin të tregojnë historinë. Serhan dhe Tajlan tronditen. Arzu përlotet. Merve i bërtet Ojas dhe i kërkon Serhanit të largohen. Serhan nuk e lë Merven të largohet. Edip i tregon se Oja tentoi të vriste veten dhe nuk mund të bëjë më fëmijë. Të gjithë tronditen. Tajlan merr valixhet dhe largohet nga shtëpia. Edhe Serhan largohet nga shtëpia. Nilaj i bërtet Arzus ndërsa ajo përpiqet të justifikohet. Nilaj telefonon Mehmetin dhe largohet nga shtëpia. Arzu kujton momentin kur Merve dhe Pelin i mbushën mendjen për të dëshmuar kundër Ojas. Merve, Pelin dhe Arzu takohen në mëngjes dhe të penduara bisedojnë për pasojat që i solli gënjeshtra e tyre./revistawho.com