• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Burxhu ia hedh fajin Arzus, ja ç’do ndodhë të hënën

Merve, Pelin dhe Arzu shkojnë të takojnë Ojan në spital. Ato dyshojnë tek njëra-tjetra. Burxhu hyn në dhomën e Ojas dhe kërkon për byrzylykun e saj por nuk e gjen. Ajo del fshehtas nga dhoma e Ojas para se ta shohin. Oja i sheh me dyshim Merven, Pelinin dhe Arzun. Serhan shkon në spital për të takuar Ojan. Pelin ndihmon Serhanin që Merve mos ta shohë. Pelin i tregon Serhanit që Ojas këtë ia bëri Merve. Burxhu ka frikë se do zbulohet që donte të vriste Ojan. Ajo shkon në lokalin e dasmës dhe kërkon për byrzylykun. Merve gjen Rashelin pa ndjenja dhe mëson se dikush ka hyrë në shtëpi. Serhan e gjen Ojan duke qarë në dhomën e spitalit. Oja i kërkon falje Serhanit dhe i tregon që ka pasur frikë nga ndjenjat e saj. Ajo i tregon që një grua e mbylli brenda dhomës frigoriferike. Serhan kontrollon kamerat e lokalit por ato janë fikur në momentin kur ka ndodhur incidenti i Ojas. Merve i thotë Serhanit që Arzu tentoi të vriste Ojan. Serhan i tregon Mehmetit. Burxhu i thotë Serhanit që pa Arzun në katin e poshtëm të lokalit ku ndodhi incidenti./revistawho.com