• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Arzu shkon në dasmën e Burxhus dhe Mehmetit, ja ç’do ndodhë nesër

Merve dhe Pelin vendosin të shkojnë në dasmën e Burxhus. Ditët kalojnë por Merve, Oja, Pelin dhe Arzu nuk i flasin njëra-tjetrës. Oja mëson se Burxhu dhe Mehmet do martohen. Ajo vendos t’i tregojë Mehmetit të vërtetën por Serhan e ndërpret dhe i kërkon të flasin. Serhan ia pret shpresat Ojas se mes tyre mund të ketë diçka. Profesori e kalon natën duke pirë në klubin e Edipit. Oja i dërgon një mesazh Mehmetit dhe i kërkon të takohen. Burxhu e fshin mesazhin dhe e shkatërron telefonin e Mehmetit. Mehmet i kërkon Arzus ta shpëtojë. Profesori vëzhgon shtëpinë e Merves. Oja e kalon ditën e zënë me punë dhe nuk arrin dot të komunikojë me Mehmetin. Burxhu bëhet nuse. Merve dhe Pelin bëhen gati për në dasmë. Nilaj vendos të mos shkojë në dasmën e të atit. Arzu vendos të shkojë në dasmën e Mehmetit dhe vishet shumë joshëse. Të gjithë habiten kur shohin Arzun në dasmë./revistawho.com