• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Arzu kërcënon Burxhun me sekretin që mëson, ja ç’do ndodhë nesër

Arzun e vret ndërgjegja përgjegja për krimin që ka bërë. Emre i tregon Kerimit se Arzu e ka bërë vrasjen ndërsa Pelin dhe Merve kanë heshtur. Pelin është e shqetësuar pasi po hesht ndaj krimit që ka kryer Arzu por për hir të shoqërisë nuk ka dëshmuar kundër saj. Serhan i premton Ojas se gjërat do të shkojnë më mirë tani që Denizi mban mbiemrin e tij. Oja i tregon Serhanit se Merve ia mori jetën Edipit. Arzu mendon si të fshehë krimin. Mehmet kërkon të dijë kush ia mori jetën Edipit. Arzu shkon tek Oja me një plan. Arzu frikësohet kur mëson se Oja e di kush është vrasësja. Oja i tregon se Edipin e vrau Merve. Arzu shtiret sikur nuk e dinte. Oja dhe Arzu bëhen ortake për të zbuluar të vërtetën. Pelin i tregon Arzus se Burxhu e kërcënon. Ajo i tregon që dikur e ka tradhëtuar Tajlanin me Emren. Pelin i kërkon Arzus ta mbajë sekret por Arzu ka vendosur ta përdorë këtë. Arzu i kërkon Pelinit mos t’i tregojë gjë Ojas për vrasjen. Pelin i tregon se Emre e ka mësuar kush e ka vrarë Edipin. Arzu përballet me Burxhun dhe i thotë se ka mësuar për lidhjen e Emres me Pelinin. Ajo e kërcënon se do ja tregojë të gjithëve. Gratë e lagjes shkojnë për vizitë tek Oja për të mësuar më shumë për lidhjen e saj me Serhanin. Oja mëson se gratë kanë marrë ftesa për një festë të organizuar për Denizin. Oja e mohon që ka shpërndarë ftesa./revistawho.com