• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Të ketë një mendje”, Dojna Mema rrëfen çfarë shikon më shumë tek një mashkull

Dojna Mema është shfaqur ditën e sotme në kopertinën e revista ‘Class’, ku ka rrëfyer për jetën dhe eksperiencën në ‘The Voice Kids’. Ndër të tjera, bukuroshja e ekranit nuk ju shmang pyetjeve për jetën personale, por jo vetëm. Një nga përgjigjet që mori vëmendje ishte edhe ajo për meshkujt. Duke qenë se Dojna nuk ka një lidhje sentimentale momentalisht, nuk i shpëtoi pyetjes për atë që duhet të ketë një mashkull për t’u pëlqyer nga moderatorja.

“Të ketë një mendje një herë, se kohët e fundit duket sikur ka rënë kërkesa në treg. Kam nevojë për dikë që më stimulon mendërisht, përpara së gjithash, por s’duhet kurrsesi të jetë i mërzitshëm nga këta tipat që të flasin një orë për gotën gjysmë plot dhe s’të lënë ta kthesh me fund. Më pëlqejnë çunat xhentilë, romantikë dhe që të japin një sens mbrojtjeje. Gjithashtu, më pëlqen të më hapë derën e makinës dhe shishen e verës, të thonë ç’të duan feministët”,- u shpreh ajo.

Kujtojmë se Dojnës ju besua këtë vit drejtimi i ‘The Voice Kids’, një eksperiencë shumë emocionuese dhe shumë e rëndësishme për karrierën e saj televizive. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE