• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Lajme

Të gjithë adhuruesit e Hip Hop të mblidhen këtu!

Të gjithë duhet ta pranojmë se Hip Hop-i po bën namin, sidomos në Shqipëri. E kush mund ta mendonte se 5 korriku do të bënte bashkë, në një skenë madhështore këngëtarët më të mirë nga të gjitha trevat shqipfolëse?

Vera është e nxehtë, dielli kthehet në armik, ndaj të gjithë gjejmë veten në muzikën më të mirë të momentit. Emra shumë të njohur që mbushin club-et, të gjithë i pëlqejmë dhe këtë e tregojnë më së miri miliona klikime në Youtube nga grupi Hellbanianz, i cili përbëhet nga Vinz & Stealth, kryefjala e këtij koncerti!

5 Korrik është data që duhet të mbani mend sepse Hellbanianz, Melinda Ademi, Don Phenom, Cozman, Baseman, Mulla Gang, Stresi, DJ Flor Bana, DJ Adam Reeves, do të perfomojnë në sheshin “Nënë Tereza”, Kolonat, në orën 19:00. Ajo që garantohet është shumë adrenalinë, muzikë e mirë dhe argëtim pa kufij.

Nuk mund ta konsiderosh veten fans të Hip-Hop nëse mungon në HB Festival!

Biletat mund t’i blini online në https://www.myticket.al ose në rrjetin e agjencive Unionnet – WesternUnion.

Për çdo informacion: +355 67 40 55 500 ose [email protected]