• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Somia bashkohet me Tian dhe Zvetlanën, ndryshimi i papritur në serialin “Bixhoz me dashurinë”

Seriali “Bixhoz me dashurinë”, aktualisht ndër më të ndjekurit, gjatë muajit gusht do ndërpritet për të filluar në shtator me sezonin e ri me pjesë që do na mbajnë mbërthyer pas ekranit. Në sezonin e ri ngjarjet do marrin një rrjedhë tjetër jo vetëm për personazhet kryesorë, por edhe për Somian. Ajo do të rikthehet në vilën Oberoi dhe do të mësojë se është motra e Tias dhe Zvetlanës. Ato betohen për të shkatërruar familjen Oberoi. Ndërkohë Anika dhe Gori betohen për ta mbrojtur familjen. Somia shtiret dhe i ofron ndihmë Anikës dhe Gorit por në fakt kjo është pjesë e planit të 3 motrave. Somia do të bëhet spiunia e Anikës dhe Gorit duke i treguar gjithçka Tias dhe Zvetlanës. Ndryshimi i Somias në serial do të jetë i papritur dhe këto episode do të shënojnë pjesë kulminante të serialit të cilat do na mbeten t’i ndjekim në sezonin e ri. Ndërkohë transmetimi i serialit do të ndërpritet në TV Klan më 31 korrik për t’u rikthyer në shtator./revistawho.com