• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Si t’ia bëni për të pasur një kujtesë më të fortë?

Problemet me kujtesën janë ndër më të shpeshtat që njerëzit hasin me kalimim e viteve. Më poshtë ju sjellim disa këshilla për një memorie më të fortë sipas ‘Healthyonline’:

1-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.

2-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet, lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.

3-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për të.

4-Mësoni numrat e telefonit.

5-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit./revistawho.com