• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Selena Gomez dhe Hailey Bieber stërviten në të njëjtin vend, por si ja kanë dalë të mos ndeshen kurrë?

Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk kanë të përbashkët vetëm shijen e njëjtë për meshkujt, por edhe për stërvitjen. Ato ndjekin të dyja kurse në të njëjtën studio për ‘pilates’ në Hollywood, por kurrë nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën. Këtë detaj e ka zbuluar një nga punonjësit e studios për ‘Hollywood Life’ dhe sipas tij Selena ja ka dalë të mos e takojë kurrë Hailey pasi ndjek një kurs luksoz privat.

Selena Gomez In 2019

Gjithashtu, secila prej tyre i ka bërë llogaritë që të vijnë në ditë të ndryshme për të shmangur konfrontimin e sikletshëm. Mësohet gjithashtu se stërvitja e vazhdueshme në këtë studio është pjesë e rutinës së të dyja bukurosheve, të cilat njihen për fizikun e mirë.

Kujtojmë se Hailey është e martuar me Justin Bieber, ish-të dashurin e Selenës. /revistawho.com